Kumanovë : Vazhdojnë përurimet infrastrukturore

16.07.2016 17:47

Në kuadër të programit zhvillimor të vetqeverisje lokale për mirëmbajtjen....

Në kuadër të programit zhvillimor të vetqeverisje lokale për mirëmbajtjen e vazhdueshme të infrastrukturës komunale në qytetin e Kumanovës , pas më shumë dekadash pritjeje u përurua asfaltimi i rrugës “ Romanovska” në Lagjen e trimave.

Bëhet fjalë për proekt prej 2 mijë katrorë asfalt që kap shumën prej 1.5 denarë .

Ndërkohë që kreu i Kumanovës , Zoran Damjanovski paralajmëron përfundimin e shpejt edhe të rrugëve “ Sento Stankovski” , “ Pero Ilievski “ dhe “ Pero Stojemnovski” gjithashtu në Lagjen e trimave, që nënkupton se rreth 90 përqind e problemeve shumëdekadashe në këtë lagje do të përmbyllen me sukses. (Nexhati Aqifi, TVM2)