Shkupi zyrtar kërkon normalizim të situatës, Çavkov: RM, masa sigurie për shtetasit e saj
Solidarizim me popullin turk kanë shprehur edhe autoritetet e Maqedonisë....

Një bisedë telefonike ka pasur ministri i jashtëm Nikolla Popovski me homologune tij Mehmet Cavusogll, ku Popovski ka shprehur mbëlshtetjen e Maqedonisë për qeverinë turke “Poposki në bisedë theksoi se “Republika e Maqedonisë ashpër i dënon të gjithë aktet e dhunës dhe terrorit dhe shfaq mbështetje për institucionet e përzgjedhura demokratike. Njëherit, shprehu edhe ngushëllime deri te familjet e të gjithë viktimave dhe/ose të lënduarve në ngjarjet e djeshme në Turqi”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga MPJ informuans se vazhdimisht po e përcjell gjendjen në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Ankara dhe Konsullatën e përgjithshme në Stamboll.
Nga ambasada e Maqedonisë në Turqi bëjnë apel që qytetarët tu shmangen lokacioneve publike, sepse situata ende është konfuze.
“Brenga jonë mbeten shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen për momentin në Turqi. Ne u apelojmë atyre që të qëndrojnë në lokacione të sigurta, , të mos i braktisin hotelet dhe objektet ku janë të vendosur, të mos lëvizin pa nevojë nëpër lokacione publike, sepse ende ka rrezik. Në lidhje me 500 fëmijët të cilët qëndrojnë në kampin imrovizues në afërsi të Stambollit, ambasada i ka kontaktuar organizatorët e kampit dhe mund të konfirmoj se ata janë mirë” – tha ambasadori i Maqedonisë në Turqi.
Nga ambasadsa thonë se të gjithë shtetasit që ndodhen në Turqi mund te drejtohen në telefonat e hapur në përfaqësitë diplomatike konsullare te Maqedonise ne Ankara dhe Stamboll ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Edhe nga MPB-ja thonë se po ndjekin gjendjen në Turqi. Ministri I brendshëm Mitko Çavkov tha se është në kontakt të vazhdueshëm me MPJ-në dhe në koordinim me forcat e sigurisë.
“Jemi duke i përcjellur zhvillimet në Turqi. Gjatë ditës së sotme kemi koordinim me shërbiemt e sigurisë dhe do të dalin konkluzione të caktuara lidhur me parandalimin ose ndërmarrjen e aktiviteteve tona lidhur me sigurinë e qytetarëve tanë të cilët për momentin qëndrojnë në Turqi. Do të koordinohemi edhe në kuadër të segmenteve të sigurisë në shtet dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vijim janë konsultimet e tilla dhe opinioni do të njoftohet për hapat e ardhshëm” – tha ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Një mesazh përkrahjeje ka ardhur nga presidneca e RM, ku thuhet se presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov mbështet normalizimin e situatës në Turqi dhe bën thirrje për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe shmangien e çdo lloj dhune dhe gjakderdhjeje.
"Republika e Turqisë, si anëtare e NATO-s si dhe një vend shumë i rëndësishëm në përballje me krizat globale, është mik dhe mbështetës i madh si dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë", ka thënë Ivanov, thuhet në njoftimin e Presidencës së Maqedonisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
