BFI telegram përkrahjeje presidentit, Erdogan

16.07.2016 19:14

Ajo që ndodhi mbrëmë në Turqi është akt i pastër terrorist”, thuhet në telegramin përkrahës të BFI-së....

Përpjekjet për ta rrënuar me dhunë një pushtet legal dhe legjitim, janë të dënueshme sipas të gjitha kodeve të njerëzisë por edhe me Islam.

Ajo që ndodhi mbrëmë në Turqi është akt i pastër terrorist”, thuhet në telegramin përkrahës të BFI-së.

“Vota e popullit nuk nëpërkëmbet aq lehtë. Të gjithë puçistët dhe destruktivët e brendshëm apo të jashtëm të dënohen sipas ligjeve adekuate të shtetit popullor dhe demokratik turk. Si BFI dhe si myslimanë të Maqedonisë japim përkrahjen maksimale kryetarit të shtetit, qeverisë dhe të gjitha organeve legjitime shtetërore turke. Përgëzime për vigjilencën e organeve demokratike për t’i dhënë fund një aventure shumë të rrezikshme që përfundoi në të mirë të popullit turk”, shtohet në telegram.