LSDM: Goran Grujovski nuk është në pushim mjekësor

16.07.2016 19:47

As sot nuk kane munguar perplasjet e ne taboret e dy partive me te medha maqedonase LSDM dhe VMRO....

Ish ministri i Puneve te brendshme nga rradhet e LSDM-se, dhe njeherit sekretar i pergjithsem i partisë maqedonase ne opozite, Oliver Spasovski, tha se askush nuk mundet sot te kufizoje kompetencat e minsitrit apo bartesit te cfare dolloiji te kompetencave sepse te njetat jane te rregulluara me ligj dhe Kushtetute.

Spasovski dergoi kritika te ashpra ne adrese te VMRO-se dhe liderit te saj, Nikolla Gruevski se ai se bashku me ministrin e puneve te brendshme Çavkov, mundohet ta fshehin  mospranine e drejtorit te drejtorise se 5-të, Goran Grujovski ne vendin e punes, duke genjyer se i njejti eshte ne pushim mjekesor.

Duke u bazuar në dokumentin e publikuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, në të cilën shkruan se  shefi i drejtorisë së pestë merrë rrogë të plotë.

Sipas Oliver Spasovskit  kjo tregon  se Grujovski nuk është në pushim mjekësor, si dhe u bëri thirrje autoriteteve për të hetuar rastin.

Spasovski potencoi se  Grujovski edhe nëse është në pushim mjeksor , ai merr të gjithë pagën dhe me këtë ministri Mitko Çavkov ka thyer ligjin.

Asnjë qytetar në Maqedoni nuk e merr të gjithë pagan derisa është në pushim mjekësor.

Paralajmërojmë se institucionet në Maqedoni dhe punonjësit e tyre janë të detyruar të punojnë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e RM. Grujovski llogaritet se reth 90 ditë është në pushim mjekësor.

Spasovski theksoi se shefi i drejtorisë së pestë është nën hetim nga PSP, si  i dyshuar për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit në mënyrë të paligjshme.