Kompania ajrore “TAV”, normalizohen fluturimet Shkup-Stamboll

17.07.2016 12:41

Fluturimet e aviokompanisë “ Turkish Erlajns”nga Stambolli drejt Shkupit dhe anasjelltas....

Fluturimet e aviokompanisë “ Turkish Erlajns”nga Stambolli drejt Shkupit dhe anasjelltas, të cilat dje ishin anuluar për shkak të ngjarjeve në Turqi, sot po realizohen pa asnjë pengesë, sipas orarit të fluturimeve, njoftojnë nga kompania TAV.

Nga ana tjetër sot në aeroportin e Shkupit  në ora 8:30 minuta të mëngjesit ateroi aeroplani turk  ТК 1003 I cili ka fluturuar nga aeroporti Atataturk” I Stambollit.

Ne web faqen e kompanisë TAV njoftohet gjithashtu se sot në ora 9:30 minuta është realizuar fluturimi me aeroplan në relacionin Shkup- Stamboll.

Në ndërkohë për në Antali nuk janë ndërprerë fluturimet në asnjë moment, madje edhe ditën e djeshme , me crast janë realizuar të gjitha carter fluturimet e parapara në orë të caktuar dhe pa asnjë vonesë, thuhet në web faqen e kompanisë ajrore TAV- Maqedoni.