Turqi, arrestohen 6 mijë persona për shkak të tentativës për grusht shtet
Gjashtë mijë persona janë arrestuar në Turqi ...

Gjashtë mijë persona janë arrestuar në Turqi deri tani lidhur me tentimin e dështuar për grusht shteti, ndërsa priten edhe arrestime të reja, deklaroi ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag. "Momentalisht pastrimet vazhdojnë.
Deri tani ka gjashtë mijë të arrestuar. Numri do të jetë edhe më i madh se gjashtë mijë. Procesi juridik lidhur me këtë rast do të vazhdojë", tha Bozdag. Ndërkohë nënkryeministri turk Mehmet Shimshek dëroi apel për investitorët që të mos druajnë pas tentativës për puç.
Ai në Tuiter sot publikoi se Qeveria e ka nën kontrol situatën dhe se ka marrë vendim për të gjitha masat e domosdoshme, pasi u konsultua me Bankën Qendorre dhe me arkën e shtetit. Ministri nuk precizoi saktë se për çfarë masash bëhet fjalë.
Ai theksi se treguesit makroekonomikë në vend janë stabilë dhe shtoi se më vonë do të mbajë një telekonferencë me investitorët ndërkombëtarë.
