Kërkesa e Erdogan tek SHBA-të, të arrestojnë dhe ekstradojnë Gylenin
Nje dite pas tentatives per grusht shtet, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan....

Nje dite pas tentatives per grusht shtet,presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Presidentit amerikan, Barak Obama që të arrestojë dhe ekstradojë drejt Turqisë klerikun e njohur mysliman Fetullah Gylen.
Kreu i Shtetit turk e akuzon Gylenin se qëndron pas grushtit të shtetit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, por që dështoi.
"Ose deporto Fethullah Gylen ose ktheje në Turqi por s’më ke dëgjuar. Në qoftë se SHBA dhe Turqia janë vërtetë aleatë strategjikë, atëherë Presidenti amerikan duhet të depërtojë Gylenin”, tha Erdogan.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një manifestimi në Stamboll përpara mijërave qytetarëve të thirrur nga partia në pushtet AK.
Ai tha se Turqia po përgatit një dosje zyrtare të detajuar në lidhje me aktivitetin ilegal të Gylen. Çdo shtet që do të mbështesë Gulen do të jetë në luftë me Turqinë” ishte deklarata që kryeministri truk Binali Yildirim.
Me pas Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkoi Turqisë të dorëzojë të gjithë provat kundër klerikut Fethullah Gulen i cili jeton në ekzil në SHBA.
Imami që predikon dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor Fetullah Gylen jeton prej gati dy dekadash në Pensilvaninë Qendrore pas largimit të detyrueshëm nga Turqia, ndërsa kërkesat për ekstradimin e tij janë bërë edhe më herët nga qeveria turke.Ajo e akuzon Gylenin për krijimin e “shtetit paralel”, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga kleriku.
Gylen dënoi edhe grushtin e shtetit të zhvilluar mbrëmjen e shkuar, ku përmes një video mesazhi ka thënë që ai për 2 dekada aq sa jeton në Pensilvani, nuk ka dijeni bile se kush janë pasuesit e tij, duke shtuar se ai nuk qëndron pas tentatives për grusht shtet.
