Tentativa për grusht shtet pa sukses
Nga grushti i shtetit i zhvilluar mbrëmjen e shkuar, 2.800 persona në radhët e ushtrisë....

Nga grushti i shtetit i zhvilluar mbrëmjen e shkuar, 2.800 persona në radhët e ushtrisë janë arrestuar dhe arrestime të tjera priten anë e mbanë Turqisë.
Autoritetet turke madje kanë kërkuar edhe nga pala greke përgjegjësi për aterimin e një helikopteri ushtarak turk në shtetin Helen, me crast ekuipazhi prej 7 ushtarëve kërkuan azil politik.
Ekuipazhi supozohet të ketë qenë pjesë e fraksionit të ushtrisë turke që synoi rrëzimin me grusht shteti të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ministria e Mbrojtjes e Greqisë ka konfirmuar se shtatë ushtarakë dhe një civil kanë ateruar me një heklikoper Balckhawk në Alexandroupoli dhe kanë kërkuar azil.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka kërkuar që ata të deportohen në Turqi. Pas dorëzimit të ushtarëve filloi dhe vënia graduale nën kontrollë e gjendjes së sigurisë.
Qevria turke thotë se e ka nën kontroll gjithë situatën. Pas grusht shtetit, menjëherë fuqitë e mëdha botërore u rradhitën pas politikve të qeverisë turke, duke filluar nga SHBA-te, Evropa, Rusia, dhe Rajoni i Ballkanit.
Të gjithë liderët botërorë e vlerësuar aktin e grusht shtetit si të pa pranueshëm ndaj një qeverie e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike, e dale nga vota e popullit.
Kostoja për ta paguar ishte shumë e madhe, qindra njerëz të vrarë, dhe mijëra të plagosur,shumica popullate civile. Grushti i shtetit la pas 265 persona të vdekur, shumica prej të cilëve në radhët e civilëve. Presidenti turk tha se ata që e bënë këtë, do ta paguajnë shumë shtrenjtë.
