Politikbërja në RM në mbështetje të Erdogan, dënoi ngjarjet në Turqi
Edhe autoritetet e Maqedonisë i dhanë përkrahje të forte qeverisë demokratike të Turqisë....

Edhe autoritetet e Maqedonisë i dhanë përkrahje të forte qeverisë demokratike të Turqisë,dhe denuan aktin makabër nga ana e grupit ushtarak turk.
Dje gjithashtu me kete rast qindra qytetarë të moshave të ndryshme, në shenjë përkrahjeje ndaj demokracisë në Turqi dhe kundër tentimit për grushtet, u mblodhen para Ambasadës së Turqisë, me porosi që të dënohet ashpër ky tentim për grusht shtet.
Qytetarët e mbledhur bënë dhe lutjen për dëshmorët të cilët humbën jetën gjatë tentimit për grusht shtet.
Në shenjë revolti mbrëmë një grup i ish-nxënësve të kolegjit “Jahja Kemal”, ku pronar është Fetullah Gyleni, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në Shkup, ndërsa nuk kanë nguruar që të grisin edhe diplomat e tyre.
