Rreziku nga migrimi ilegal, Maqedonia rrit nivelin e kontrollit nëpër kufinj

17.07.2016 16:08

Gjendja e sigurisë në Maqedoni në këtë faze është stabile

Ky është vlerësimi  i dhënë nga grupi i vlerësuesve, të cilët u mblodhën dhe diskutuan për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, menjëherë pas  tentimit për grusht shtet në Turqi, ditën e djeshme.

Në diskutim përvec kësaj është ngritur si çështje edhe migrimi ilegal, me çrast grupi i vlerësuesve e kanë njoftuar “ Komitetin për Koordinim dhe menaxhim me krizat”, pas çka është marrë vendim që të rritet niveli i kontrollit nëpër vendkalimet kufitare të vendit, me përforcime ushtarake dhe numër më të madh të pjesëtarëve policor.

Kjo bëhet me qëllim të parandalimit të migrimit illegal, dhe tregëtisë me njerëz, thuhet në komunikatë të shkurtër të lëshuar nga Qendra për menaxhimin me krizat.

Maqedonia  ka parashikuar qe deri në fundvit të vazhdojë me kontrollet e shtuara nëpër vendkalimet kufitare, në pjesën jugore dhe ate veriore të vendit, thuhet në  fund të komunikates.