FSSH, sigurim shëndetësorë edhe nëse pushoni në Shqipëri

17.07.2016 16:45

Qytetarët të cilët do të shkojnë në pushime jashtë vendit, për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore...

Qytetarët të cilët do të shkojnë në pushime jashtë vendit, për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore në rast të problemeve të pa- pritura shëndetësore, duhet të paijsen me formularë të lëshuar nga Fondi Shëndetësor.

Ky dokument vlen për 17 shtete me të cilët Maqedonia ka marrëveshje për sigurim social, qe sivjet risia eshte tek shtetet bregdetare fqinje,  përfshi edhe Shqipërinë , por  e njejta nuk vlen  nëse pushimet do ti kaloni në Greqi.    

"Të drejtën e vetë për mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore me një formularë dy gjuhësorë jashtë teritorit të Republikës së Maqedonisë,janë shtetet si Gjermania, Austria, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Holanda,  Luksemburgu, Belgjika, Franca,  Italia, Sllovakia dhe me kënaqësi të veçantë dua të informojë opinionin se 2016-tën vlenë edhe për Shqipërinë ku te dy vendet kemi nënshkruar edhe kontratë për formularë dygjuhësorë" – tha  drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.

Me këtë dokument ju garantohet pranimi i ndihmës mjekësore, nëse nuk ndjeheni mirë, lëndoheni, apo ju kafshojnë insektet, si dhe për intervenimet e domosdoshme për largimin e rrezikut për jetën, derisa tu mundësohet kthimi në vend.

“Kërkesa bashkohet me një dokumentacion,Vërtetimë për gjendjen shëndetësore I dhënë nga mjeku I përgjithshëm,dhe gjinekolog për gra,dhe konstatim vlerësim për mendimin e komisionit të mjekëve të FSSH të MK,dëmëthën të gjith personat të cilët posedojnë formularin dygjuhësor të gjitha shtetet të cilat paraprakisht i numërova kanë të drejtë nëse kanë nevojë,mundë të kenë edhe mbrojte urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore" – deklaroi  drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.

Vërtetimet e tilla lëshohen në kohëzgjatje prej 30 ditësh sqarojnë nga Fondi Shëndetësor.Vitin e kaluar për pushim verore ose udhëtim turistik janë lëshuar 300 nga gjithsej 1.750 formularë të lëshuar nga Fondi për shërbime urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore jashtë vendit.

Për ata që nuk janë të siguruar në Fondin Shëndetësor, egziston varianti tjetër, sigurim pasagjerësh në kompanit e sigurimit, kushton rrth 200 denarë dhe vlen për 15 dite. (Gyltene Sinani, TVM2)