BDI: Asnjëri nga kandidatët nuk është konsenzual
Edhe një herë nga kjo parti njoftojnë opinionin se asnjëri nga kandidatët e deritanishëm presidencial nuk plotësojnë konsenzualitetin që kërkohet......

Mos kuptimi i idesë së BDI-së për president konsenzual, ose tendenca për të njollosur dhe në fund për të përvetësuar idenë nga disa kandidat, në mënyrën që dëshirojnë, ka shkaktuar reagimin e BDI-së. Edhe një herë nga kjo parti njoftojnë opinionin se asnjëri nga kandidatët e deritanishëm presidencial nuk plotësojnë konsenzualitetin që kërkohet.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, qartësoi se ideja e kryetarit konsenzual rrënjët i ka në MKO, ku populli shqiptarë është popull shtetformues dhe nga kjo marrëveshje duhet të burojnë dhe funksionojnë gjitha institucionet duke përfshirë edhe institucionin për kryetar shteti.
“Legjitimiteti i institucioneve buron në legjitimitetin e etnitetit, në parlament legjitimiteti shqiptar mbrohet me mekanizimin e Badenterit, në Qeveri mbrohet me marrëveshjen e pashkruar se Qeverinë e formojnë shumica e dy komuniteteve, tani i ka ardhur radha e presidentit, që presidenti të reflektojë vullnetin e etniteteve, jo qytetari siç pretendon Stevo Pendarovski, jo të njërit etnitet siç promovon Gjorge Ivanov”, - deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Osmani poashtu shprehet se kjo parti mbetet konsekuent në kërkesën e saj se presidenti konsezual, para së gjithash duhet të jetë marrëveshje e popullit shqiptarë dhe atij maqedonas dhe se dënojnë çdo përpjekje për shtrembërim ose keqpërdorim të idesë së kryetarit konsenzual, pa marrë parasysh se nga cila parti apo krah politik vjen. (Sanije Kasami, TVM2)
