Meta për zgjedhje të parakohshme dhe drjetësinë
Kreu i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta kërkon zgjedhje të parakohshme....

Kreu i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta kërkon zgjedhje të parakohshme.
Ai e cilëson situatën politke në Shqipëri mjaft të rëndë, duke parashikuar madje edhe destabilitet, nëse nuk miratohet reforma në drejtësi.
Meta kërkoi që të mbyllet se bashku në një zyrë me kryeministrin Edi rama, me kreun e opozitës Lulzim basha dhe ambasadoret e SHBA dhe BE.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën ndaj lidëerit të opozitës për t’u ulur në bisedime për reformën në drejtësi. Por, Basha e ka refuzuar.
Kryetari i PD-së është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimi për të mireatuar draftin sipas Venecias. Ndërkohë, dita e enjte është afati i fundit për miratimin e reformave në drejtësi.
