Mungesa e parkingjeve në Tetovë, autoritetet: Zgjidhja sezonale zbut problemin
Me ardhjen e mërgimtareve në vendlindje, rritet dukshëm qarkullimin i veturave në komunikacionin e Tetovës...

Me ardhjen e mërgimtareve në vendlindje, rritet dukshëm qarkullimin i veturave në komunikacionin e Tetovës, por akoma vazhdon të mbretërojë problemi me parkingjet.
Kjo situatë, tani më e stërzgjatur me mungesë të parkingjeve vazhdon të tangojë edhe banorët e përhershëm.
Meqë realizimi i projektit për garazhe shumëkatëshe tani për tani eshte e pa mundur, për qytetarët akoma me shume eshte i papranueshem fakti qe kjo problematike te kete zgjidhje afatshkurte.
Autoritetet kompetente per parkingje tani me ne Tetove, kane hapur dyert e shkollave, me qellim qe oborret të shfrytëzohen si parking pa pagesë.
“Nuk shohim së është bërë më mirë , por shumë më vështirë, se sa ka qenë. Nuk është kjo afatëgjate kjo është një farë zgjidhje afat shkurtre për moment sekondare është nuk mendojë se ka zgjidhje të mirë”.
“Kemi nevojë për parking se nuk kemi, shihni veturat ku janë në mes të rrugës. Me këto parkingje nuk kanë zgjidh gjë, shihni, veturat i kanë lënë plus dhe një radhë tjetër andej ka” – thanë disa nga banorët e Tetovës të intervistuar nga TVM2.
Si mungesë e parkingjeve, komuna e Tetovës, edhe këtë vit ka hapur oborret e shkollave fillore dhe të Mesme, me qëllim lehtësimin e komunikacionit i cili tani më është stëngarkuar nga ardhja e mërgimtarëve .
Nga komuna e Tetovës problemi është zbutur sidomos pas implementimit të parkingjeve zonale.
“Në kuptimin se janë shtuar , numri i komunikacionit me ardhjen e mërgimtarëve , komuna e Tetovës gjegjësisht Ndërmarrja për menaxhimin e Parkingje , ka bërë hapjen e oborreve të shkollave, për ti adaptuar si vend parking , ku parkingjet do të jenë falas dhe orari i punës do të jetë i zakonshëm me orarin e punëtorëve të ndërmarrjes . Njëkohësisht ndërmarrja punon me kapacitet të shtuar të punëtorëve” – tha drejtori i Ndërmarrjes për Menaxhim me Parkingjet, Fejsal Beadini.
Beadini u shpreh, se komuna e Tetovës , është duke punuar në drejtim të zgjerimit projektit për parkingje zonale , por presin nga SPB-ja e Tetovës të japë pëlqimin , dhe pastaj të niset edhe me implementimin e të njëjtit.
Tetova ka dikur afër 300 vende parkimi, ndërkohë që, numri i makinave në përgjithësi është mbi 40 000, thonë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. (Visar Sadiki, TVM2)
