Grupet e punës në konsultime në selitë partiake, ekspertët: Dhomat speciale imediate në proces

17.07.2016 19:00

Javën që lam pas grupet e punes nuk arritën marrëveshje....

Javën që lam pas grupet e punes  nuk arritën marrëveshje për të gjitha pikat e kërkuara në Marrëveshjen e Përzhinës.

Atyre ju ka ngelur që këto dy ditë të bejnë konsultimet e nevojshme në selitë e tyre partiake për pikat e kontestuara.

Javën që vjen pritet sërish që grupet e punës të mblidhen për të përafruar qëndrimet dhe për tu arritur epilogu përfundimtarë, që  kriza politike në Maqedoni të merr fund.

Së këndejmi analistët juridik janë të mendimit që e vetmja pike e cila do ti conte proceset përpara janë dhomat e veçanta në gjykatë si dhe gjykatës të emëruar special.

Ky process sipas tyre nuk do të jetë edhe aq i lehtë sepse për tu bërë intervenime në ligj sdo men se paraprakisht nevojitet kompromis mes forcave  kryesore politike në vend, dhe ky kompromis eshte veshtirë per tu arritur shpejt.