LSDM: VMRO duhet të vetëdijësohet, grupet punuese vazhdojnë bisedimet

17.07.2016 19:11

Se do të duhet të ketë bisedime edhe gjatë ditës së nesërme, e konfirmon edhe vetë LSDM-ja opozitare...

Anëtari i LSDM-se Lubço Nikollovski gjatë nje konference për media tha se LSDM vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saja, dhe se presin që gjatë ditës së nesërme të kenë më shumë informacione nga ana e faktorit ndërkombëtar  rreth takimit të grupeve punuese.

Ai është përgjigjur edhe për situatën në MPB dhe ingerencat të cilat duhet ti ketë ministri i emëruar nga rradhët e opozitës e që për VMRO-në janë të pa pranushme.

Sipas LSDM-së ligji është i njetë për të gjithë ministrat , dhe kjo duhet të vlejë edhe për MPB-në, andaj VMRO sa më herët që e pranon të vërtetën, aq më shpejt do të mund të arrihet marrëveshja e shum pritur për tejkalimin e krizës politike.

“Ne mbetemi në pozicionet tona, dhe shpresoj se do të arrihet deri në një marrëveshje pasi partite e tjera  pjesëmarëse në bisedime të vetëjësohen për gjithë procesin, në veçanti VMRO-DPMNE. Konsultimet me selitë partiake vazhdojnë, dhe këto dy ditë LSDM-ja i shfrytëzoi maksimalisht për konsultime brenda partiake, edhe pse qëndrimet tona janë të qarta. Në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë, me ligjin për qeverinë, me ministritë që udhëheqin ministrat, andaj nuk mund të ketë përjashtim vetëm për ministrinë e Punëve të Brendhsme, që me të të udhëheqë dikush tjetër. Do të mbesim edhe më tej  të pa lëkundur nga qëndrimet tona”  - deklaroi Lupco Nikollovski nga LSDM