Çarshia e Vjetër: Destinacioni më tërheqës në qytetin e Shkupit

17.07.2016 19:28

Çarshia e vjetër e Shkupit, vazhdon të mbetet një dëshmi e gjallë...

Çarshia e vjetër e Shkupit, vazhdon të mbetet një dëshmi e gjallë për kulturën e orientit e kultivuar ndër vite, dhe  është vendi ku kemi shkrirje të të kaluarës dhe te sotmes.

Ketu sduhet harruar edhe “Urën e  Gurit”, e cila shpesh ngre dilemën nder ne? A është simbol i bashkimit apo i ndarjes së dy pjesëve të kryeqendrës.

Gjithsesi se më shumë ka kuptimin e lidhjes së popujve që përbëjnë imazhin multietnik te Shkupit.  Po thuaj nuk ka ditë ku nëpër Çarshi nuk mund të hasësh në turistë të shumtë, nga Turqia , Finlada  së fundmi edhe nga Rusia.

Të kënaqur nga pritja, ikin me ndjenjën për tu këthyer sërish aty. Shumë pronarë të dyqaneve tash më kanë ngritur edhe iniciativë që gjatë muajve të verës, Çarshia të punojë me orar më të gjatë, i ndarë në dy turne. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)