SHBA, 3 policë qëllohen për vdekje në Liuziana
17.07.2016 20:19
Tre policë të vrarë si pasojë e situatës së tensionuar ne Liuziana te SHBA-ve...

Autoritetet atje deklaruan se 3 oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Baton Rouge.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta,. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Mediat lokale raportojnë se autori i vrasjes së trefishtë është ekzekutuar nga policia.
Ky incident pason atë të vrasjes së një njeriu me ngjyrë, që shkaktoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku pati edhe protesta.
