Parashikimi i motit

18.07.2016 09:14

Moti sot në mbarë vendin tonë do të jetë kryesisht i freskët....

Moti sot në mbarë vendin tonë do të jetë kryesisht i freskët. Do të fryjë erë e lehtë, ndërkaq do të ketë edhe periudha të shpeshta të diellit.

Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri më 19 gradë gjatë paraditës, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 30 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, me erë të lehtë dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri më 29 gradë celsius.