Zëvendëskryetarja e Parlamentit suedez për vizitë në Maqedoni
Zëvendëskryetarja e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë (Riksdak) Esabel Dingisian...

Zëvendëskryetarja e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë (Riksdak) Esabel Dingisian prej sot deri më 19 korrik në ftesë të Kuvendit të Maqedonisë do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Sipas paralajmërimit në uebfaqen e Kuvendit, Dingisia do të ketë takime me Antonio Milloshoskin, nënkryetar i Parlamentit, me grupin e deputetëve nga Kuvendi i RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë dhe me Daniella Rengellova, kryetare e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burra.
Është paraparë që zëvendëskryetarja e Parlamentit të Suedisë të mbajë fjalim në seancën e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Sipas kumtesës nga Ambasada suedeze, Dingisia do të mbajë fjalim në seancën e hapur të Komisionit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave dhe do t'i ndajë pikëpamjet e tij për rëndësinë e inkorporimit të çështjeve gjinore në punën e këtij institucioni.
"Barazia gjinore është parakusht i nevojshëm për zhvillimin demokratik. Prandaj është e rëndësishme që Kuvendi, si institucion qendror në rregullimin demokratik, ta ketë këtë çështje lartë në agjendën dhe punën e saj", thotë Dingisia. theksohet në kumtesë.
Çështja e barazisë në përgjithësi dhe barazia gjinore më konkretisht, si dhe çështja e mundësive të barabarta janë lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme suedeze. (mia.mk)
