Laboratori i ideve "Të rinjtë" për përfaqësimin e reformave të BE­-së

18.07.2016 09:54

Laboratori i ideve "Të rinjt" në të cilin përmes sesioneve interaktive...

Laboratori i ideve "Të rinjt" në të cilin përmes sesioneve interaktive dhe procesit të ndarjes midis përfaqësuesve nga sektori joqeveritar në Maqedoni do të gjenerojnë ide dhe iniciativa për përfaqësimin e reformave të BE­-së, do të mbahet sot në Qendrën kulturore për të rinj.

Ngjarja është pjesë e projektit "Shoqëria civile për integrim evropian", bartës i të cilit është Qendra për dialog interkulturor me Qendrën e gjelbër të Maqedonisë nga Shkupi dhe Asociacioni evropian për projekte nga Belgjika.

Në punëtorinë/laboratorin e ideve pritet të marrin pjesë rreth 40 përfaqësues nga Maqedonia, të cilët janë të përfshirë në sektorin e OJQ­së dhe punojnë në sferën e anti­diskriminimit.

Rezultati, i cili pritet të dalë nga çdo laborator i ideve është plan për përfaqësim në kuadër të aktiviteteve konkrete për përfaqësim dhe propozime në atë si të përmirësohet përfshirja dhe roli në sektorin e OJQ­së në proceset për integrim në BE. (mia.mk)