Në "Alo doktor" 1.229 thirrje për një javë
Në linjën telefonike "Alo doktor" javën e kaluar janë regjistruar 1.229 thirrje....

Në linjën telefonike "Alo doktor" javën e kaluar janë regjistruar 1.229 thirrje, ndërsa nga vendosja në funksion е linjës në shtator të vitit 2014 gjithsej 103.219 thirrje, kumtoi sot Shtëpia shëndetësore Shkup.
Linja është në dispozicion 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejt mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.
Për këshilla mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Thirrjet janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, dhimbje koke nga ndryshimi i motit, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike.
Nga Shtëpia e shëndetit Shkup informojnë se të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshilla dhe terapi përkatëse. (mia.mk)
