Vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen e Përzhinës
Katër partitë politike të Maqedonisë, pjesëmarëse të marrëveshjes politike të Përzhines...

Katër partitë politike të Maqedonisë, pjesëmarëse të marrëveshjes politike të Përzhines, kanë paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve për ditën e sotme.
Lajmi për mbajtjen e takimit mes partive politike është bërë i ditur nga disa media vendase.
Sipas ketyre mediave ,partitë politike kanë shfrytëzuar vikendin për konsultime ndërpartiake, me qëllim ndërtimi të qëndrimeve që do ti prezantojnë gjatë takimit të sotem.
Faktori ndërkombëtare BE-ja dhe SHBA-të kanë kerkuar nga Maqedonia, konkretisht partive pjesmarëse në marrëveshjen politike te Przhines,te gjindet një marrveshjë sa më e shpejtë, marveshje kjo e cila do të zhbllokon krizën e krijuar politike në Maqedoni.
Komisioni Evropian përshëndeti afrimin e qëndrimeve të partive pjesmarëse në marrveshjen politike te zhvilluara dite me pare, duke theksuar se tashmë duhet të ketë marrëveshje përfundimtare.
