Opozita shqiptare pro formimit të qeverisë teknike
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbështetur deklaratën e kreut të Kuvendit te Shqiperise....

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbështetur deklaratën e kreut të Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta për krijimin e një qeverie teknike, një kërkesë që siç theksoi ai apeluar vazhdimisht nga demokratët si zgjidhje për krizën që sipas tyre po kalon vendi.
Basha thote se mbështet qëndrimin e kryetarit të LSI-së Meta, për zgjedhje të parakoshme pas reformës në drejtësi.
Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit.
Nga kjo pikpamje ne emer te Partise Demokratike dhe opozites mirepres qendrimin e kryetarit te LSI Ilir Meta per krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve te lira ne vend.
Fakti qe nje parti qeveritare i bashkohet ne menyren dhe autonominë e vet opsionit te opozitës tregon qarte se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim te lirë, te drejte e te barabarte te partive ne zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit, eshte shpreh Luzim Basha.
