Riaktivizohen sulmet ndaj ISIS

18.07.2016 12:29

Koalicioni që udhëheq ShBA-ja kundër grupit militant “Shteti Islamik” ka rinisur sulmet ajrore...

Koalicioni që udhëheq ShBA-ja kundër grupit militant “Shteti Islamik” ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.

Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë rihapur hapësirën ajrore për avionët ushtarakë të dielën.“Për rrjedhojë, operacionet kundër “Shtetit Islamik” kanë rinisur”,- ka thënë Cook.

Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar ShBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër “Shtetit Islamik”.