A do të kthehet dënimi me vdekje në Turqi?
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ekziston mundësia që në Turqi të...

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ekziston mundësia që në Turqi të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grushtshtet më 15 korrik nga një pjesë e ushtrisë së vendit.
Lideri turk në fakt reagoi ndaj një kërkese që bëhej nga turma e njerëzve që merrte pjesë në varrimin e disa prej viktimave që u vranë gjatë përballjes me pjesëtarët e ushtrisë që tentuan marrjen e kontrollit mbi shtetin.
Ne e duam dënimin me vdekje, ishte thirrja që bëhej në kor nga masa që merrte pjesë në këtë ceremoni varrimi.
Presidenti turk tha se në një demokraci, nuk mund të injorojmë kërkesën e popullit, kjo është e drejta juaj, ka thene Erdogan.
Kjo e drejtë duhet të analizohet nga autoritetet e duhura në raport me kushtetutën dhe një vendim do të merret, ka thënë Erdogan në fjalimin e tij që është transmetuar drejtpërdrejt në televizionet turke.
