LOE, Konferencë për përmirësim të bashkëpunimit turistik në rajon
Në konferencën "Trendet botërore në turizëm kërkojnë ofertë rajonale turistike”....

Në konferencën "Trendet botërore në turizëm kërkojnë ofertë rajonale turistike” Lidhja e Odave ekonomike biseduan për përmirësim dhe rritje të bashkëpunimit turistik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit dhe Zi dhe Serbisë, si dhe paraqitje të përbashkëta në tregje të treta, dhe krijim të ofertave të përbashkëta turistike mes vendeve.
“Vitin e kaluar numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë isnte mbi 3 milion turistë.Infrastruktura e turizmit për sa I përket hotelierisë ,infrastruktura rrugore dhe shërbimeve të tjera,cdo vit e më tepër përmirësohen ,duke e bërë Shqipërinë një destinacion të admirueshëm edhe për vendet e rajonit si një vend ku pushohet mirë dhe me çmime të leverdisshme” – tha Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
“Qëllimi ynë është thellimi dhe intensifikimi I bashkëpunimit turistikmes vendeve të rajonit,dhe përgatitja e shërbimeve turistike cilësore me qëllim të tërheqjes së turistëve nga vendet e treat. Linja ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë, si dhe autostrada Shkup-Prishtinë do të mundësojë rritjen e numrit të turistëve nga Bosnja dhe Hercegovina , Mali i Zi dhe Shqiëqria. Ndërsa me Serbinë është e nevojshme promovimi i përbashkët më i madh i destinacioneve turistike në dy vendet” – deklaroi Kryetari i Odës Hotelierike Turistike pranë “LOE”, Arkan Kerim.
“Kemi pasur një propozim që të kthehet linja e vjetër Sarajevë-Podgoricë-Shkup, sigurisht që këtu mund të kycet edhe Tirana. Kemi një vullnet të mirë politiknga shtetet tona amë që të realizojmë këtë projekt i cili është i patjetërsueshëm dhe i rëndësishëm, i të gjitha projekteve tjera që del si një ofërtë e përbashkët” – u shpreh Ambasadori i Malit të Zi, Predrag Mitroviç.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike apelojnë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë për në Turqi gjatë 10 ditëve të ardhshme , të shkojnë vetëm në hotelet me 5 yjë pasiqë aty është më sigurtë,ndërsa qytetarët e Maqedonisë që ndodhen për momentin në Turqi janë mirë dhe sigurtë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
