Policia zbulon drogë në Manastir
Lloji i ri i drogës, e ngjashme me kokainën, është zbuluar nga policia tek më shumë njerëz në Manastir. ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, informoi se bëhet fjalë për substancë kimike vdekjeprurëse, e cila për herë të parë është paraqitur në Maqedoni......

Lloji i ri i drogës, e ngjashme me kokainën, është zbuluar nga policia tek më shumë njerëz në Manastir. ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, informoi se bëhet fjalë për substancë kimike vdekjeprurëse, e cila për herë të parë është paraqitur në Maqedoni.
“Muajin e kaluar nëpunësit policor gjatë bastisjes, tek banorët e Manastirit kanë gjetur një pako me pluhur të panjohur me afro 0.3 gram dhe kashtë me substancë të panjohur. Nga analizat është konstatuar se nga materiali që është bërë ekspertiza, është vërtetuar se bëhet fjalë për një metil-endoksin, gjegjësisht pjesë e cila stimulon sistemin nervor qendror, i cili është i ngjashëm me kokainën”, - deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Në të gjithë rastet, kur njerëzit konsumojnë këtë lloj droge shprehin agresivitet, lëvizje të pakontrolluar, bëhen persona hiperaktiv, sqaroi Jankullovska. Sipas saj, ende nuk është përcaktuar origjina e drogës, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë prodhuar në Maqedoni.
“Ajo që duhet më së shumti t’i brengos qytetarët, është fakti se kjo drogë viteve të fundit është shkak për vdekjen e 99 personave në vendet e Bashkimit Evropian”, - shtoi Jankullovska.
Jankullovska informoi se janë zënë 4 kilogram marihuanë, si dhe një numër i madh i tabletave “ekstaza”, të cilat kanë qenë të dedikuar për shitje në rrugë. Poashtu në aksionin “Rrjeti”, e cila është ndërmarrë për kapjen e shpërndarësve të drogës, janë shqiptuar padi penale ndaj dy qytetarëve nga Gostivari, të moshës 28 dhe 30 vjeç. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
