Maqedoni
Kuvend, debat për ndryshimet e ligjit për avokat të popullit
18.07.2016 16:05
Ndryshimet dhe plotsimet në Ligjin për Avokatin e Popullit ishin pjesë e një debati publik në Komisionin për sistem politik pranë kuvendit...

Pushteti arsyetoi ndryshimet të cilat sipas tyre kanë për qëllim harmonizimin e korrnizës ligjore të vendit me atë ndërkombëtare.
“Me ndryshimet dhe plotsimet e propozuara në ligjit për Avokatin e Popullit bëhet avansimi i sistemit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Maqedoni në përputhje me standartet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Qëllimet të cilat do të arrihen me propozimin e ligjit janë harmonizimi i ligjit me parimet e Parisit, rekomandimet e grupit të ekspertëve dhe reformat me prioritet”, shprehet zv/ministre e drejtsisë Biljana Brishkovska Boshkovski.
Propozim ndryshimet në ligj Avokati i Popullit i ka cilsuar si një hap përpara duke nënvizuar nevojën për pavarsinë finansiare, resurset njerzore dhe sidomos efektuimin e rekomandimeve të këtij institucioni.
Ndërsa profesori universitarë Bekim Kadriu vlersoi se ky institucion duhet të jetë në komunikim më intenziv me kuvendin.
“Pse të mos mund që kuvendi në seanca plenare të debaton nëse ka pasur pengim të ashpër të punës së Avokatit të popullit. Pse të mos mund Avokati i Popullit të inicon para kuvendit edhe përgjegjësi të bartësve të funkcioneve publike të cilët do të mund ta pengonin punën e Avokatit të Popullit, pse të mos mund Avokati i Popullit edhe për pengimin e punës së tij përpos kritikës publike në llogari të organit i cili ka bërë pengimin të publikon raporte të posaçme”, shprehet avokati i popullit Ixhet Memeti.
“Standardet e Parisit insistojnë që Avokati i Popullit dhe raporti i tij, dhe jo vetëm raporti vjetorë por edhe raportet speciale, raportet tematike edhe ato të ketë mundësi Avokati i Popullit t’i prezantojë në kuvend dhe jo vetëm t’i prezantojë, të debatohet për raportet e tij në kuvend për shkak se debatimi lidhur me raportiet e Avokatit të popullit e rrit nivelin vetëdijës të pushtetit ligjdhënës për ndërmarrjen e masave në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, profesori universitar Bekim Kadiru
Pavarsia finansiare dhe politike janë dy gjëra që kanë munguar Avokatit të Populit tha deputeti Bekim Fazliu.
“Për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve nevojitet të ketë pavarsi të plotë të funkcionimit, pavarsi politike dhe pavarësi finansiare. Deri më tani jemi të gjithë jemi dëshmitarë se Avokati i Popullit nuk ka pavarësi as të funkcionimit as politik dhe as finansiarë”, deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu.
Falziu paralajmëroi se gjatë procedurës do të parashtrojnë amandamente siç tha ai për të përmirsuar tekstin e Propozim ligjit.
SHPËTIM NUREDINI
