Marrëveshja e Përzhinës shpëtim për Maqedoninë
Përgjegjësia për keqpërdorimet e zbuluara në bisedat e përgjuara është baza...

Përgjegjësia për keqpërdorimet e zbuluara në bisedat e përgjuara është baza për dalje të qëndrueshme nga kriza politike dhe është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, theksoi ambasadori britanik, Carls Garet.
Ai vlerëson se marrëveshja për zgjedhje është vetëm hapi i parë dhe kanë ngel që të zbatohen të gjitha reformat dhe të kthehet kredibiliteti i institucioneve demokratike që duruan dëme të mëdha.
“Tani në negociata, fokusi është në zgjedhje, përgjegjësia e partive është që të vendosin se kur dhe si do të mbahen zgjedhjet. Por, përgjegjësia e partive është që të plotësojnë gjithçka që është e nevojshme para zgjedhjeve. Këtë gjë e shoh si një hap të parë për dalje nga qendra e kësaj krizse. Hapat e ardhshëm janë të njohura nga raporti i Pribesë”, deklaroi Garet.
Sipas ambasadorit Geret në Maqedoni është tepër me rëndësi çështja e përgjegjësisë, dhe për këtë arsye katër liderët politik u pajtuan që të formohet Prokuroria Speciale Publike.
Ambasadori britanik theksoi se për dalje nga kriza është me rëndësi që njerëzit të kanë besim në institucionet.
“Shumë gjëra kanë ndodhur këtu gjatë 3-4 viteve të fundit, u bë një dëm i madh ndaj institucioneve demokratike në vend. Duhet shumë kohë që të fitohet kredibilitet”, deklaroi Garet.
Në lidhje me euro obligacionin, ambasadori Garet vlerëson se transparenca është bazë për politika të suksesshme të qeverisë.
Ai vërtetoi se Britania ngel një përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë edhe pas lëshimit të BE-në, sepse është lojtar i fuqishëm në skenën politike botërore. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
