Maqedoni
Vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”
18.07.2016 16:33
Keqtrajtimet e të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave” nga ana e njesitit policor special vazhdojn...

Avokati Naser Raufi sërish alarmoi se klientet e tij janë ankuar se janë keqtrajtuar fizikisht gjatë transportit në seancat gjyqësore, gjegjësishtë dhuna ka filluar nga momenti që kan kaluar deren e burugut e deri te makina transportuese.
Raufi kërkon që Institucionet kompetente të merren seriozisht me hetimin e rastit pasi që bëht fjalë për shëndetin e të pandehurve.
“Sot përsëri u ankuan dy të arestuar se janë malltretuar dhe torturuar, konkretisht për dhunë u ankua Elham Arifi që dmth është I rahur gjatë transportit deri te gjykata dhe Andi Krasniqi që është bërë tortur ndaj tij në mënyrë që është lidhur në mënyrë jo njerzore dhe praktikishtë është dhunuar me prangat dhe me duart lartë përsëri si radhët tjera”, shprehet avokati Naser Raufi.
Në një bised telefonike Ministri I Drejtësis Valdet Xhaferi tha se është në kontakte të vazhdueshme me të gjithë udhëheqësit e burgjeve në Shkup, Prilep dhe Manastir, si dhe me avokatët mbrojtës të të akuzuarve, dhe të gjitha palët kanë konfirmuar se të pandehurit nuk janë maltretuar në paraburgim. Sipas Raufit qëndrimi I këti institucioni, që duhet të kujdeset për zbatimin e drejtësis janë të pabaza, pasi që dhuna është evidente, ndërsa përgjegjësia për këtë bie mbi të gjitha institucionet, por fillimisht te Ministrin e drejtësis dhe ajo e Punëve të Brendshme.
“Klientët e mi nuk kanë thënë se dhuna është bërë në veturat transportuese, ku ka kamera me të vërtet, por jasht veturave. Kjo është përgjigja. Janë të vënduar por ska pasur inqizime , dhe është shumë logjike që askush nuk do të lejoj që të inqizohet ajo dhuna. Nuk mund të kuptoj se si Ministri I Drejtësis dhe institucionet tjera të japin deklarata se nuk ndodh një gjë e tillë kur malltretimi është evident, vetë të arrestuarit e thonë këtë. Këto deklarata janë shumë paushale, pa u bërë as një hetim dhe nga ana e Ombusmanit skemi as një veprim praktikisht, as nga ministri I Drejtësis, prandaj deklaratat janë shumë të pabaza”, shprehet avokati Naser Raufi.
Familjarët e të pandehurve kanë takuar ministrin e Drejtësisë Valdet Xhaferi. Ata thonë se, ministri është zotuar se mbështetjen e tij do e kenë derisa janë brenda burgut, ndërsa çështja e keqtrajtimit jashtë burgut nuk bie në kompetenca të tij.
“Premtoi angazhimin rreth atyre kompetencave që ai I ka. Kompetencat që I ka Ministria e Drejtësisë sipas tij janë vetëm vetëm nëse kanë naj problem ose malltretim brenda burgut. Neve na intereson gjendja e tyre ne kërkojm dhe do të kërkojm vetëm të zbatohen ligjet e Maqedonisë dhe kushtetuta e Maqedonisë rreth trajtimit të tyre asgjë më tepër. Këtë ja thamë edhe ministrit të Drejtësisë do të ja thojm edhe zv/ministrit të MPB-së, ata janë njerëz por brenda ligjit duhet të trajtohen ashtu qysh janë të drejtat me konventat ndërkombëtare”, shprehet Azir Krasniqi, vëlla i të akuzuarit Andi Krasniqi.
Institucionet kompetente thonë që merren me hetimin e rastit, por deri më tani nuk ka një epilog përfundimtarë se cila është e vërteta.
SANIJE DURAKU
