Esabelle Dingizian viziton Shkupin, Suedia mbështet integrimin e Maqedonisë

18.07.2016 16:35

Nënkryetarët e Parlamenteve të Maqedonisë dhe Suedisë Antonio Milloshoski dhe Izabel Dingisian...

Nënkryetarët e Parlamenteve të Maqedonisë dhe Suedisë Antonio Milloshoski dhe Izabel Dingisian gjate takimit të tyre në Parlamentin e Maqedonise kanë biseduar krizën politike në vend dhe  krizën migruese.

Milloshoski në konferencën për shtyp tha se në këto momente të krizës politike Maqedonisë i nevojitet përkrahje edhe më e madhe per dalje nga kriza dhe antarserimi sa me i shpejt ne BE.

"Mendimi im është se derisa ka vullnet të mirë politik mund të arrihet marrëveshje. Marrëveshja nuk duhet të mendohet si instrument për luftë për pushtet, por të mendohet si mjet për normalizimin e situatës në të cilën jo politikanët por qytetarët do ta kenë fjalën kryesore” – tha nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë, Antonio Milloshovski.

Vizitën e Dingisianit e vlerësoi si, ashtu siç tha, një vëmendje nga Suedia, e cila është treguar si mik i Maqedonisë, në momente kur kriza politike dominon si temë në vendin tonë.

Suedia sipas Milloshoskit është treguar si përkrahëse e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë.

“Suedia është një vend i hapur dhe ne jemi të vetëdijshëm se kësi lloj bashkëpunimi është i nevojshëm nëpër botë . bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Suedisë është në nivel shum të mirë dhe ne jemi pozitiv sa i përket eurointegrimit të Maqedonisë dhe kemi shpresë se Maqedonia do të ketë sukses në këtë proces” – tha nënkryetarja e Parlamentit të Suedisë, Izabel Dingisian.

Një ndër temat në të cilën punon Dingisian në Parlament është barazia gjinore. Ndërsa Milloshovski tha se  Maqedonia ka bërë shumë veçanërisht në përfaqësinë në Kuvend, në gjyqësinë, por edhe në sektore të tjera, por që mund t'i ndjekë përvojat suedeze. (Besim Abdullahu, TVM2)