Botë
Në Almati vriten tre policë
18.07.2016 18:06
Të paktën tre policë janë vrarë sot në mëngjes kur një burrë i armatosur hapi zjarr para ndërtesës së drejtorisë së policisë në qendër të qytetit të Kazakistanit, Almati...

Ministria e Brendshme e Kazakistanit bën të ditur se agresori 27-vjeçar është kapur, ndërsa një bashkëpunëtor është ende në arrati. Një burim policor ka thënë se “një besimtar radikal” ishte duke shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit.
Kazakistani i pasur me burime nafte ka parë kohëve të fundit shumë pak protesta apo akte të dhunshme, nga njerëz të irrituar me reformat e propozuara për tokën.
Dy oficerë policie u plagosën në sulmin e sotëm, ndërsa agresori i arrestuar dyshohet të ketë vrarë një tjetër person më herët gjatë këtij muaji.
Dëshmitarë të ndryshëm u shprehen se kishin dëgjuar të shtëna në tri pjesë të ndryshme të Almatit, qytetit më të madh me shumicë myslimane në vend.
Sulmi u krye ndaj një stacioni policor dhe një ndërtese të Shërbimit kombëtar të Sigurisë, Ndërkaq, Kazakistani, i cili është edhe shteti më i pasur ndër shtetet aziatikoqendrore ish-Sovjetike, qeveriset nga një president autoritar prej vitit 1989.
GAZMEND REXHEPI
