Bisedimet për krizën zhvendosen në rezidencën e SHBA- ve
Përfaqsuesit e katër partive politike në negociata iu rikthyen tryezës së bisedimeve në përpjekje për të gjetur zgjidhje për çështjen e vetme...

Përfaqsuesit e katër partive politike në negociata iu rikthyen tryezës së bisedimeve në përpjekje për të gjetur zgjidhje për çështjen e vetme që edhe më tej lë peng marrëveshjen përfundimtare, por kësaj radhe në rezidencën e SHBA- ve, për shkak të mungesës nga vendi të ambasadorit të BE-së, Aivo Orav, i cili është në konsultime në Bruksel.
VMRO dhe LSDM edhe sot negociojnë rreth kompetencave të Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë në rezidencën e SHBA-së kanë shkuar edhe aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” të cilët kërkojnë kyçjen e tyre në bisedime.
Nga Revolucioni paralajmëruan radikalizmin e protestave nëse ato nuk kyçen në bisedimet për zgjidhjen e krizës së thellë politike.
MERAL ISMAILI
