Botë

Atentat ndaj një zyrtari turk në Stamboll

18.07.2016 20:35

Një sulmues i panjohur e ka plagosur në kokë zëvendës kryetarin e qarkut Sisli të Stambollit...

Një sulmues i panjohur e ka plagosur në kokë zëvendës kryetarin e qarkut Sisli të Stambollit, raporton sot Reuters duke u mbështetur në të dhënat e televizionit turk, NTV.
 
Zyrtari i plagosur raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Nuk është e qartë ende nëse incidenti ka lidhje me grusht shtetin e dështuar të të premtës gjatë të cilit u vranë mbi 200 persona.
 
Tensioni në Turqi mbetët i lartë, ndonëse qeveria thotë se e ka situatën në tërësi nën kontroll.
 
Televizioni turk, NTV raporton se sulmuesi ka hyrë në zyrën e Cemil Candas, dhe pas kësaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
 
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republika e Popullit (CHP) e udhëheqë qarkun Sisli.
 
Grusht shtetin e dështuar e kanë dënuar të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe CHP./evropaelire