Takim i përfaqësuesve të sektorit të biznesit dhe OJQ-ve lokale nga Kërçova

19.07.2016 09:24

Në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”...

Në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, të financuar nga Bashkimi Evropian, në Kërçovë sot do të mbahet takim i përfaqësuesve të sektorit të biznesit dhe OJQ-ve lokale nga Kërçova.

Qëllimi kryesor i takimeve është që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.

Projekti, i cili do të implementohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanovë, është në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Fondacionit Albiz. (mia.mk)