Solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve profesionistë në ARM

19.07.2016 09:33

Në kazermën "Ilinden" në Shkup, sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve....

Në kazermën "Ilinden" në Shkup, sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesionistë në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në solemnitet, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, si dhe zëvendësministri Bekim Maksuti, zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Muhamet Racaj dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)