Sulm me mjete të mprehta në një tren në Gjermani
19.07.2016 09:50
Policia gjermane tha se disa persona janë plagosur rëndë....

Policia gjermane tha se disa persona janë plagosur rëndë, pasi që një person i sulmoi ata në një tren në Gjermaninë jugore, para se të vritej nga policia.
Sulmuesi, të cilin autoritetet e identifikuan si një 17 vjeçar afgan, sulmoi me sëpatë udhëtarët në rajonin e Bavarisë dhe disa nga të plagosurit janë në rrezik jete.
Të paktën 14 veta janë trajtuar nga tronditjet.
Policia tha se nuk ka informacione për motivet e sulmit.
Ministria e Brendshme bavareze tha se policia qëlloi dhe vrau sulmuesin. (REL)
