Seminar me temë "Të rinjtë dhe sfidat evropiane dhe ballkanik”
Bëhet fjalë për tubim të studentëve të rinj të cilët vijnë nga Ballkani dhe nga rajone të ndryshme të Evropës, por gjithashtu edhe liderë politikë evropianë dhe ballkanikë, ekspertë eminentë për rajonin, hulumtues dhe profesorë......

"Liderët e rinj" të gatshëm të përballen me sfidat evropiane dhe ballkanike" është titulli i seminarit që do të mbahet në Shkup dhe Ohër, ndërsa në të cilin studentët do të diskutojnë për vizionet e tyre për projektin evropian, do të debatojnë për politikat e zgjerimit dhe do të japin ide konkrete për tejkalimin e pengesave të cilat u qëndrojnë në rrugë vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e eurointegrimit.
Bëhet fjalë për tubim të studentëve të rinj të cilët vijnë nga Ballkani dhe nga rajone të ndryshme të Evropës, por gjithashtu edhe liderë politikë evropianë dhe ballkanikë, ekspertë eminentë për rajonin, hulumtues dhe profesorë.
Programi i seminarit që do të mbahet sot në Shkup është përkushtuar për të rinjtë si iniciatorë në progresin dhe në formimin e tyre si "liderë të së nesërmes".
