Tajvan, shpërthen autobusi, 26 turistë të vdekur

19.07.2016 10:42

Të paktën 26 persona kanë vdekur në një përplasje nga një autobus në Tajvan...

Të paktën 26 persona kanë vdekur në një përplasje nga një autobus në Tajvan, i cili u rrëzua në një rrethojë mbrojtëse në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Taoyan.

Në autobus kishte kryesisht turistë ku 24 prej tyre ishin nga Kina.

Autobusi ishte duke vozitur në autostradë dhe ishte drejtuar për në aeroport, që besohet se pas përplasjes kishte shpërthyer një zjarr, ku si pasojë të gjithë trupat ishin djegur.

Është konfirmuar se grupi i turistëve ishte nga Liaoning, Kinë.