26 të vdekur në Tajvan, autobusi përfshihet nga zjarri

19.07.2016 15:29

26 persona gjetën vdekjen pasi një autobus me turistë u përfshi....

26 persona gjetën vdekjen pasi një autobus me turistë u përfshi nga flakët në qytetin Taoyuan të Tajvanit.

Zyrtarët vendas thanë se në autobus ishin 24 turistë, një udhëheqës lokal dhe shoferi dhe të gjithë mbetën të vdekur.

"Ky informacion erdhi nga kompania e cila operon këtë udhëtim. Ata ishin një grup me turistë kinezë. Sipas të dhënave të para, numri i viktimave të cilat kanë vdekur në vendngjarje, ku përshihet edhe shoferi, arrin në 26. Ne mësuam se ata nuk kanë qenë në gjendje të shpëtojnë veten e tyre, kështu që të gjithë kanë vdekur brenda në autobus. Bazuar në deklarimet e personit i cili lajmëroi për ngjarjen dhe i cili kishte parë autobusin të përfshirë në zjarr, bëhet fjalë për një zjarr të madh në mes të autobusit dhe ai shkonte sa në njërën anë e në tjetrën. Ndoshta për shkak se zjarri u shpërnda shumë shpejt, njerëzit brenda autobusit e kishin të vështirë të dalin”,- deklaroi Lai Chih-Chung nga Departamenti i Zjarrëfikësve.

Autobusi ishte duke transportuar për në aeroport një grup turistësh kinezë, kur është përfshirë menjëherë nga flakët në autostradë. Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus janë ende të paqarta. Mediat lokale publikuan pamje të autobusit i gjithi në flakë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)