Sulm me sëpatë dhe thikë në tren, 4 persona të plagosur

19.07.2016 15:55

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një afgan 17 vjeçar, i cili i goditi me sëpatë dhe thikë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një afgan 17 vjeçar, i cili i goditi me sëpatë dhe thikë.

Ngjarja u zhvillua në Gjermani, në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld, derisa fillimisht u raportua se kanë qenë rreth 20 persona të plagosur, por pas qetësimit të situatës është qartësuar gjithçka. Ministri i Brendshëm, Bavarian Joakim Herrman, ka bërë të ditur se autori i kësaj ngjarjeje u qëllua për vdekje nga forcat e policisë ndërsa po përpiqej të largohej.

"Duke u bazuar në investigimet preliminare, ai ka qenë i vetëm në tren dhe i vetëm e ka kryer aktin. Për momentin jemi duke u përpjekur të mësojmë për motivin dhe prapavijën e sulmit. Një dëshmitar i rastit flet se ai ka thirrur dy herë “Allahu Ekber” gjatë kryerjes së veprës. Kemi njohuri se gjatë kërkimeve në dhomën e tij është gjetur një flamur i “Shtetit Islamik”. Tani të gjitha informacionet do të grumbullohen për të krijuar një pasqyrë të asaj për motivin dhe lidhjet e tij me këtë grup. Dua të theksoj se dëshiroj shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Joakim Herrman.

Herrman, deklaroi se është shumë herët të spekulohet për motivet e sulmuesit, ai konfirmoi se agresori ka qenë një 17-vjeçar afgan, i cili para disa kohësh kishte mbërritur në Gjermani i vetëm dhe jetonte në kampin e Ochesenfurt.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pas ngjarjes tragjike në Nicë të Francës, ku mbetën të vdekur 84 persona.

Këto ngjarje do të shkaktojnë brengosje të thellë për të ashtuquajturat sulme të veçanta në Evropë, të cilat besohet se do të vendosin presion mbi kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka pranuar mijëra refugjatë në Gjermani gjatë vitit të kaluar.

Gjermania nuk ka qenë cak i sulmeve më të mëdha vdekjeprurëse sikur shtetet e saj fqinje, Franca dhe Belgjika, nga “Shteti Islamik” në vitet e fundit. Ajo ka pranuar përafërsisht një milionë emigrantë në vitin 2015, të cilët kryesisht i kanë lëshuar vendet e tyre në konflikt si Siria, Iraku dhe Afganistani. (Leunora Kaliqi, TVM2)