Në Kazermën “Ilinden” u pranuan 125 ushtarë profesionistë
125 ushtarë të rinj profesionistë, të cilët kaluan testin selektues për aftësitë e tyre...

125 ushtarë të rinj profesionistë, të cilët kaluan testin selektues për aftësitë e tyre, u pranuan në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
“Kemi qenë të përkushtuar në përmbushjen e normës dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve. Në periudhën që pason do të kemi edhe konkurse të reja. Do të kisha dashtë të apeloj tek të gjithë të rinjtë shqiptarë kualitativ, të cilët kanë nevojë dhe dëshirë të paraqiten apo të konkurrojnë nëpër konkurse të ndryshme si për pilot, si për ushtar profesional apo edhe të përzgjedhurit tjerë që i përmendëm për oficerë, të paraqiten në mënyrë sa më masovike, që të bëjmë selektimin e më të mirëve”,- deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
Në pyetjen se pse numri i shqiptarëve në konkursin e fundit të pranimit të 125 ushtarëve ka qenë i vogël, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, tha se interesimi i shqiptarëve nuk ka qenë i madh.
“Nuk ka pasur të interesuar shqiptarë nga pjesa e cila është e paraqitur është e pranuar. Pra, mund t’ju siguroj edhe njëherë se në këtë konkurs të fundit është i përmbushur 25% i shqiptarëve, 31 prej tyre janë shqiptarë”,- tha zëvendësministri i Mbrojtës, Bekim Maksuti.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, informoi se element kyç për çdo Armatë është personeli ushtarak profesional, i trajnuar mirë dhe cilësor. Ai tha se gjatë këtij viti do të pranohen edhe kadetët të cilët sivjet kanë përfunduar në Akademinë ushtarake. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
