OJQ: Rritja e kontrollit në MPB dhe DSK, reforma serioze për zgjedhje demokratike
Duhet siguruar një kornizë ligjore për të drejtën e protestave paqësore.....

Duhet siguruar një kornizë ligjore për të drejtën e protestave paqësore, gjithashtu dhe rritja e kontrollit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në DSK, si dhe përforcimi i kontrollit parlamentar mbi tre institucionet e sigurisë.
Këto janë vetëm një pjesë nga mijëra propozimet me shkrim për masa urgjente afatshkurta të propozuara nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare.
Darko Aleksov nga Asociacioni “Most” theksoi se duhet të bëhen reforma të thella dhe serioze, e pastaj Maqedonia mund të këtë zgjedhje të lira dhe demokratike
“Shumë pak ekspertë kemi në KShZ. Nuk mundet që në KShZ të mos ketë ekspertë, ndërsa për gjithçka të vendosin juristët e zgjedhur. Nevojitet ndarje e Sekretariatit të përgjithshëm të KShZ-së nga vetë anëtarët e saj”,- tha Darko Aleksov nga “Most”.
Ndërsa profesoresha, Snezhana Trpevska, nga Instituti për Komunikim theksoi se askund nuk ka zgjedhje të lira e as këtu tek ne përderisa nuk kemi media të lira.
“Nëse nuk kemi media të lira, atëherë të gjitha partitë politike do të përfaqësoheshin njësoj në media. Liria e mediave ishte pika e parë e marrëveshjes politike dhe tani me sa duket është harruar. Mediat duhet të luftojnë për t’u pastruar nga ndikimet politike”,- tha profesoresha, Snezhana Trepevska.
Ky botim me propozime nga organizatat joqeveritare është emëruar “Propozime urgjente për reforma demokratike”. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
