ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Zgjedhjet parlamentare, nesër fillon fushata

04.04.2014 16:06

Me këtë rast Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka marrë vendimin që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale………

Nesër fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 prill.

Me këtë rast Komisioni Shtetëror Zgjedhor  ka marrë vendimin që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në garën për 123 vende deputetësh në gjashtë njësi zgjedhore në vend dhe tre jashtë vendit janë 1.402 kandidatë në 14 lista të dorëzuara nga pesë koalicione dhe nëntë parti politike.