Maqedoni

Trazirat në Turqi, qytetarët nuk anulojnë aranzhmanet

19.07.2016 17:47

Edhe përkundër trazirave dhe situatës së pakëndshme në Turqi, ku pati edhe qindra viktima...

Edhe përkundër trazirave dhe situatës së pakëndshme në Turqi, ku pati edhe qindra viktima, përsëri Turqia mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të qytetarëve të Maqedonisë për t’i kaluar pushimet verore.
 
Trazirat me rastin e grusht-shtetit nuk kanë pasur ndikim në anulimin e aranzhmaneve turistike, thonë nga agjencitë turistike. Situata në zonat bregdetare turistike është e qetë dhe nuk ka nevojë për shqetësime, thonë ata.    
                  
“Çarterin e parë pas trazirave e kishim më datën 17, atë ditë nuk kemi pasur asnjë anulim, çarteri ka shkuar në kohë, gjithçka ka shkuar në rregull. Ka edhe rezervime që kanë bërë për muajin gusht, ende nuk ka anulime, besoj që nuk do të ndodhin raste të tilla, edhe pse ne jemi gjithmonë në kontakt me agjentët tanë që janë në Turqi, jemi në komunikim dhe nga ana e tyre nuk ka asgjë, domethënë se zonat turistike për momentin janë të sigurta”,- deklaroi Liridona Aliu nga “Mërgimi Travel”.
 
“Situata është normale në Antali, nuk ka asnjëfarë problemi. Është normalizuar situata edhe në Stamboll dhe Ankara.
 
Ashtu që aeroportet në Antali janë të hapura, mbrëmë kemi pasur dy fluturime prej në Prishtinë dhe Romani, dhe nuk ka pasur asnjë anulim. Aeroplanët kanë ateruar normalisht, udhëtarët kanë mbërri, ashtu që s’ka pasur probleme”- tha Suzana Zelenikovska nga “Fibula Travel”.
 
Por, qytetarët e anketuar nga TVM2 ngurrojnë sa i përket pushimeve në Turqi. Ata thonë se situata jostabile ka bërë që ata të mos shkojnë për pushime në bregdetin turk.                                                                                                       
A mendoni të shkoni sivjet në Turqi? 
“Jo”- u përgjigj një qytetar.  
 
Përse? 
“Është keq gjendja atje, me këto rate të fundit është shumë keq. Prej Gjermanisë erdha drejtpërdrejtë këtu, edhe pse kam pasur rezervim për atje, por i anulova”,- theksoi një qytetar.  
 
“Jo nuk do të shkoja, dihet tani situata si është atje dhe më duket se shumë njerëz ngurojnë për të shkuar në Turqi”,- tha një qytetar.  
     
Gjendja është normale, edhe sa i përket fluturimeve nga Shkupi për në Turqi.
 
Të gjitha fluturimet dhe aterimet nga Aeroporti i Shkupit për në Aeroportin e Stambollit dhe anasjellas po vijojnë të shkojnë në mënyrë normale. 
 
ERSAN PAJAZITI