Vazhdojnë bisedimet mes partive

20.07.2016 09:15

Bisedimet midis partive politike duhet të vazhdojnë sot...

Bisedimet midis partive politike duhet të vazhdojnë sot pasi që dje sërish nuk është arritur marrëveshje. Këtë e deklaroi ambasadori i SHBA­-së, Xhes Bejli dje pas përfundimit të takimit në Klubin e deputetëve.

Bisedat për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe për qeverinë teknike, e cila do t'i zbatojë zgjedhjet dje ka zgjatur dy orë.

Para fillimit të takimit, deklarata për media dhanë Artan Grubi nga BDI-­ja, Nikolla Todorov nga VMRO­-DPMNE­-ja dhe Radmilla Shekerinska nga LSDM­-ja.

Artan Grubi, nga BDI­-ja tha se është optimist se bisedimet mund të përfundojnë që sot ose nesër derisa partitë maqedonase i tejkalojnë dallimet sepse ato ishin minimale.

Po qe se arrihet marrëveshje tani, sipas tij, zgjedhje mund të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa Todorov dhe Shekerinska megjithatë i përsëritën qëndrimet veçmë të dhëna në lidhje me çështjet për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme, por nuk dëshiron të kumtojnë cilat janë idetë e reja që kanë dalë në takimin e djeshëm, sipas pohimeve të ambasadorit të SHBA-­së Xhes Bejli.

Në takim morën pjesë edhe Imer Aliu nga PDSH-­ja, ambasadori i SHBA-­së Xhes Bejli dhe përfaqësues i misionit të BE-së në mungesë të ambasadorit Aivo Orav. (mia.mk)