Në Shkup dje 10 aksidente, tre persona të lënduar

20.07.2016 10:07

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku...

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 10 aksidente trafiku, nga të cilat shtatë janë me dëm material dhe dy janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilat dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një udhëtar në autobus.

Inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB­-Shkup, tha se gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.

Janë sanksionuar tetë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë me automjet kanë lëvizur me shpejtë më të madhe nga e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, 14 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht pa regjistrim, si dhe 10 shoferë të cilët gjatë drejtimit ë automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë folur me telefon celular. Janë zënë edhe 38 gjashtë automjete të parkuara në mënyrë joligjore.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 75 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të këmbësorëve, ashtu edhe komunikacionin motorik.

Në suaza të projektit për kulturë të komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore Reparti për parandalim pranë SPB­-së Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në objektin "Stapalçe" në kopshtin "8 Marsi" në komunën e Kisella Vodës.(mia.mk)