Sulmi në Nicë: Gati gjysma e të vrarëve ishin shtetas të huaj

20.07.2016 09:48

Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion...

Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion gjatë festimit të Ditës së Bastijës, 38 prej tyre ishin shtetas të huaj, ka njoftuar mbrëmë vonë Ministria e jashtme e Francës.

Po e njëjta gjithashtu ka njoftuar, se të vrarët ishin nga 19 vende  të ndryshme.

Prej qindra personave të plagosur, Ministria e jashtme e Francës tha se ende nuk është finalizuar lista me emrat e tyre.

Prej të plagosurve 19 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore, edhe pesë ditë pas sulmit, të cilin prokurori shtetëror francez, Francois Molins, e ka përshkruar si akt terrorist.

Nica është qyteti i dytë më i vizituar në Francë pas Parisit.