Një taksist i vdekur është gjetur në një rrugë në Vozarci të Kavadarit
20.07.2016 10:43
Në një rrugë në fshatin Vozarci të Kavadarit....

Në një rrugë në fshatin Vozarci të Kavadarit, mëngjesin e sotëm është gjetur një taksist i vdekur, konfirmuan nga MPB-ja.
"Rastin në polici e ka denoncuar një kalimtar rasti, i cili e ka vërejtur trupin e personit pranë veturës taksi, në rrugë në fshatin Vozarci”, kumtojnë nga MPB-ja, duke theksuar se një ekip për ekspertizë ka dalë në vendngjarje dhe se në këtë moment nuk mund të japin më shumë hollësi për ngjarjen. (mia.mk)
